Me të nisur “E Diell” në Top Channel, Edi Manushi ka zbuluar se Krist Aliaj dhe Ditea Berisha patën një debat para se të nisnin transmetimin.
Madje jo vetëm kaq, pasi Manushi zbuloi edhe çfarë i tha ish-banori i “Big Brother VIP 2” për motrën e Sarah Berishës.
“Ditea dhe Kristi patën një debat. Kristi më tha ‘Dietea vdes për mua’. Sipas tij, Ditea ka një lloj simpatie”, tha Manushi.
Ndërkohë këtu ndërhyri moderatori i njohur, Ervin Kurti, i cili tha se Kristi do që të bëjë dikë xheloz. Sipas tij, ai po e ‘përdor’ Ditean që të bëjë një tjetër person xheloz, por pa përmendur emër.