Është arrestuar një grua në Suharekë, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit të saj, njofton Policia, përcjell Front Online.
Ajo e ka goditur edhe me kaçavidë burrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:17.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE · Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. · Suharekë 15.07.2023 – 10:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima ka shprehë dëshirë të kthehet te familja e saj në Shqipëri, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.