1/23/2026 1:04:51 PM

I la Vucic ca hapësirë Brnabic në media: Shau rend me opozitë e me parlament europian dhe tha se po ja saboton termocentralet dikush Serbisë

Duhet të lexoni

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, komentoi duke huazuar nga fjalimet e shefit për ngjarjet e fundit duke e vlerësuar të kotë rezolutën e Parlamentit Europian, njejtë bëri edhe me pretendimet e opozitës serbe ku vetëm fjala tradhtarë mungoi. Pati kohë të hyjë në teori komploti se dikush ka mundësi që edhe ju ka sabotuar termocentralin në Obrenovac si arsyetim për mungesën e energjisë elektrike, transmeton Gazeta Metro.


Brnabic hodhi poshtë rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për Serbinë duke e vlerësuar përmbajtjen e saj si “lojëra politike”. Ajo i tha televizionit mikpritës për pushtetarët serb Pink se e ka lexuar dhe nuk bind fare.

Ajo çka ata zbuluan ishte hipokrizia e tyre dhe hidhërimi për hapjen e katër kapitujve të ri Serbisë nga BE që është treguesi i vërtetë.

“Qëllimi është të poshtërohet Serbia, të bëhet gjithçka që të pështyhet Serbia, nuk është problem vetëm shfaqni dyfytyrësinë tuaj” tha ajo dhe ndau disa pika nga rezoluta disa faqesh që nxjerrin në shesh atë hipokrizi.

“Ata dënojnë ashpër shkeljen e të drejtave bazike për protesta paqësore. Kush ka shkelur në Serbi këto të drejta? A jemi në këtu në Francë, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg?” pyeti ajo dhe shtoi se “në Belgjikë e Luksemburg i vranë demonstruesit, i rrahën, i arrestuan, i lagën me top uji në kot mot”.

Ashpër reagoi Brnabic duke ironizuar tutje e pyetur nëse kjo qenka një shaka e rreng i kamerave të fshehta.

Të kotë e pa edhe kritikën për muralin e Ratko Mladic në Beograd që siç tha ajo nuk e ka pikturuar shteti, e as nuk ka flamuj aty e as vendos lule as dërgojmë njerëz tha ajo.

Në fund i emëroi edhe hipokritët që e nisën këtë fushatë poshtërimi të Serbisë. Tentim i përgjigjes së disa euro-parlamentarëve kroat dhe Viola von Cramon pas çeljes së katër kapitujve Serbisë. “S’po mund të pajtohen me këtë”.

Hodhi poshtë pjesën e dënimit të rezolutës për demokraci në Serbi, ku mes shumë kritikash ishte shprehur edhe shqetësim i madh për shkeljen e të drejtave të njeriut, punës së detyruar dhe trafikimit të rreth 500 vietnamezëve në fabrikën kineze Linglong në Zrenjanin.

Ajo ju kap jo vetëm opozitës në Serbi por edhe regjisorit serb Goran Markovic për kritikat e tij për gjendjen në Serbi. Ajo përqeshi edhe atë duke thënë se nëse bëhet një listë e njerëzve që kanë marrë më së shumti para nga shteti ai do të ishte në top dhjetëshen. Këshilloi me ironi atë që të shkojë e ta falënderoj presidentin serb Vucic.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate