1/22/2026 1:18:21 AM

Humbi gjyqin ndaj kryebashkiakut Veliaj, reagon nënkryetarja e PD-së: Drejtësia e re dështoi, pavarësisht fakteve që dorëzova! Do vazhdoj betejën ligjore

Duhet të lexoni

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas humbjes së gjyqit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”.

 

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tabaku shprehet se ky vendim vërtetoi se drejtësia e re ka dështuar kur në mes futen ata që kanë pushtet.

Tabaku thotë se do të vijojë betejën e saj ligjore dhe vendimin e gjykatës do ta apelojë në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Postimi i Jorida Tabakut:

Ashtu si dhe dje, drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet! Muajt e fundit kam depozituar në gjykatë një padi penale për kryetarin e Bashkisë,  Erjon Veliaj. Ky I fundit më ka akuzuar për përfitime të paligjshme në kohën kur unë bëja denoncime për mënyrën si u shemb shkolla e mesme Sami Frashëri!

Ndonëse në gjykatë kam siguruar kontratën e plotë të shtëpisë të blerë dy vite përpara ndërtimit dhe procedurave të shembjes me shumë pikëpyetje të shkollës dhe tenderit të rindërtimit të saj. Megjithëse kam siguruar për gjykatën dhe prokurorin të dhënat e kredisë bankare të marrë në këtë periudhë, duke paraqitur  të gjitha provat dhe faktet në lidhje me këtë çështje.

Apo që kam dëshmuar me prova të patjetërsueshme se kompania nga ku është blerë prona ime nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që ka përfituar me ndonjë nga kanë fituar një tender abuziv me pikëpyetje  të rindërtimit të shkollës Sami Frashëri. Edhe pse mbrojtja e avokatëve të Veliaj  përkufizohej në zero fakte dhe prova përpos justifikimit “e tha se kështu thonë mediat” përsëri gjyqtari dështoi të vendosë drejtësinë me justifikimin se “politikani duhet të durojë më shumë përderisa është në politikë”.

Pra, kjo Gjykatë SPAK vlerësoi se shpifja është pjesë e një lufte politike dhe se duhet të durohet më shumë nga politika edhe kur faktet mungojnë. Duke dështuar të vendosë drejtësinë në vend dhe të përcaktojë qartë ndarjen e lirisë së fjalës me shpifjen.

Unë e kuptoj se Veliaj ka sistemin e tij të drejtësisë brenda drejtësisë. E kam të qartë se ai ka punuar që të jetë mbi ligjin dhe se ka të emëruar aty brenda. Por kjo nuk më pengon asnjë moment që unë të them me zë të lartë dhe të fortë të vërtetën. Madje nuk më pengon as për ta apeluar këtë padi dhe për ta vazhduar në të gjitha shkallët e gjyqësorit e për t’I treguar shqiptarëve që e vërteta triumfon!

Unë në moralin dhe gjykimin tim personal nuk mund të përdor shpifjen si luftë politike dhe argument politik. E refuzoj këtë sjellje të pandershme ndaj elektoratit dhe mbi të gjitha ndaj tjetrit. Siguroj Veliaj, surrogatët e tij dhe oligarkët që e mbështesin se ky vendim nuk do më ndalojë nga denoncimi për to, aferat e tyre dhe korrupsionin e tyre. I kujtoj Erion Veliaj që inceneratori i Tiranës mund të jetë edhe gijotina politike për të. Dhe se  asnjë gjë nuk do na pengojë për të risjellë në jetë hetimin për krimin e tij me vrasjen e 17 vjeçarit  Ardit Gjoklaj, për të ai do të përgjigjet herët apo vonë.

Dhe vërteta mund të vonojë por kurrë nuk do të harrojë të dalë përpara qytetarëve!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate