1/18/2026 12:12:59 AM

Haradinaj për takimin me Radojcicin: VV’ja ta kuptojë se kur takohet vëllai i Shkëlzenit e Luanit me serbë, shqiptarët nuk humbin

Duhet të lexoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur rreth takimeve me politikanët serbë për çka u akuzua vazhdimisht nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), transmeton Gazeta Metro. 


Haradinaj deklaroi se Vetëvendosje duhet të kuptojë se kur vëllai i Shkëlzenit e Luanit takohet me serbë nuk humbin shqiptarët.

“Kjo që thotë Vetëvendosje dhe kolegët e mi në Vetëvendosje, duhet ta kuptojnë ata që kur takohet vëllai i Shkëlzenit e Luanit me serbë nuk humbin shqiptarët, ndërsa kur takohen ata që e kanë nostalgji ndoshta Millosheviqin ajo dallon, aty nuk mund të flas”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha do t’i vazhdoj takimet me qëllim që të punojnë në forcimin e shtetit ligjor.

“Takimet publike, po i them Vetëvendosjes, takimet që i kam bërë dhe që do i bëjë, unë do të takohem me serbët e Kosovës, pa paragjykim kush është sot dhe ku do të përfundojnë njëherë, më qëllim që të punojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe forcimin e Kosovës, thash që jam takuar me zotin Radoiçiq, zotin Veselinoviq nuk e kam takuar asnjëherë, as vëllain e tij, as këta tjerët që po përmenden në listë, kam takuar zotin Radoiçiq, zotin Rakiq, Sllavko Simiq, këta që janë në parlament sot. I kam takuar dhe kemi zhvilluar mjaft biseda politike, qëllimi im ka qenë që serbët e Kosovës t’i besojnë Kosovës edhe sot i bëjë thirrje serbeve të Kosovës t’i besojnë Kosovës. Qëllimi im është t’i bindi serbët e Kosovës dhe të veriut se fëmija i tyre mund të shërbejë në ushtrinë e Kosovës, në FSK dhe jo ta luftojnë atë dhe jo të frikësohen nga ushtria e Kosovës. Qëllimi im është t’i bindi serbët e Kosovës që më mirë është te jenë me Kosovën, me perëndimin e me Amerikën, sesa me Rusinë, sidomos për ata që jetojnë në Kosovë”, tha Haradinaj në Rubikon.

Tutje ai ka thënë se nuk është ulur me Radojcicin në tavolinë për biznes.

“Në ketë agjendë të vazhdueshme punoj pa paragjykime, pa komplekse të inferioritetit dhe kemi edhe suksese në ketë drejtim të kësaj pune, që i bije pra çdoherë secilin duhet ta vlerësojmë në punë, i njëjti që është ulur me zotin Radoiçiq në këtë rast, i njëjti i ka vu taksën Serbisë, pra i ka vu kufirin ekonomik edhe e ka dënu Serbinë. Pra nuk jam ulur për biznes me të, as për interesa korruptive por jam ulur për shtetin tim. Biznes me të nuk kam bërë asnjëherë në jetën time, jo vetëm me të por me asnjë serbë në Kosovë”, tha Haradinaj. /gazetametro


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate